Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka biseduar me liderët e Pakistanit dhe Indisë rreth uljes së tensioneve në Kashmir, rajonin për të cilin kanë pretendime të dyja këto shtete.
“Kam biseduar se dy shokët e mi të mirë, kryeministrin (Narendra) Modi të Indisë dhe kryeministrin (Imran) Khan të Pakistanit, sa i përket tregtisë, bashkëpunimit strategjik dhe çfarë është me rëndësishmja për Indinë dhe Pakistanin, ulja e tensioneve në Kashmir. Një situatë e vështirë, mirëpo bisedë e mirë”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.
Kjo ka qenë biseda e dytë e kryeministrit pakistanez me Trumpin në tri ditë.
Pakistani kërkon një që një mision i Kombeve të Bashkuara të administrojë Kashmirin dhe masa e rrethimit të anulohet “menjëherë”, ka thënë ministri i Jashtëm pakistanez, Shah Mehmood Qureshi.
Thirrjet telefonike të Trumpit ndaj liderëve kanë ardhur në kohën e raportimeve se trupat indiane kanë shtënë me armë zjarri rreth Linjës së Kontrollit në Kashmir, duke lënë të vdekur dy civilë dhe duke plagosur një tjetër të dielën.
Pakistani dhe India shpesh nisin të shtëna në rajonin e Kashmirit, mirëpo tensionet janë rritur pasi Nju Delhi ka vendosur më 5 gusht që t’i anulojë Kashmirit të administruar nga India, statusin special që ka pasur.
Nga ajo kohë, në këtë rajon janë ndërprerë linajat telefonike dhe ato të internetit.
Kashmiri është i ndarë mes këtyre dy shteteve, derisa dy nga tri luftërat e zhvilluara mes Indisë dhe Pakistanit, prej kur ato kanë fituar pavarësinë nga Britania më 1947, janë zhvilluar për këtë rajon. /Sinjali/