image Trump “ndez” akoma më shumë tensionet në Lindjen e Mesme: E kemi një plan nëse regjimi iranian bie

Botë

Trump “ndez” akoma më shumë tensionet në Lindjen e Mesme: E kemi një plan nëse regjimi iranian bie

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një plan në rast të rrëzimit të regjimit iranian.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e një skenari të tillë, Trump u përgjigj shkurt: “Ne kemi një plan për gjithçka, por do të shohim se çfarë ndodh”.

Pa dhënë detaje të mëtejshme, ai shtoi: “Ndoshta do të përfundojë shumë shpejt”.

Deklarata e Trump vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm, me Iranin që përballet me presione të mëdha nga brenda dhe jashtë.

Administrata e tij është shfaqur aktive në koordinimin me Izraelin dhe aleatë të tjerë për të përballuar situatën, ndërsa retorika ndaj Teheranit është ashpërsuar javët e fundit.

Fjalët e Trump nënkuptojnë se Uashingtoni është i përgatitur për çdo zhvillim të papritur në Teheran, përfshirë edhe skenarin e rrëzimit të regjimit aktual.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/