image Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete - më zhgënjyen

Botë

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

news image

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e tij do të ishte marrja e ishullit Kharg, duke ngritur pikëpyetje mbi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për një veprim të tillë.

“Nuk e di nëse Amerika ka vullnetin për këtë, për të qenë i sinqertë”, u shpreh ai, duke komentuar një qasje të mundshme strategjike ndaj Iranit.

Në të njëjtën deklaratë, lideri amerikan riktheu edhe kritikat ndaj kurdëve, duke kujtuar mbështetjen ushtarake që SHBA-ja u kishte ofruar në të kaluarën.

“Ne u dërguam armë kurdëve dhe jemi shumë të zhgënjyer me ta. Mendoj se na zhgënjyen. Mendoj se i mbajtën për vete. Është një turp. Do ta mbaj mend këtë”, tha Trump.

Deklaratat e tij pritet të nxisin reagime të reja në debatin politik dhe atë të sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në raportet e SHBA-së me aktorët në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, SHBA-ja dhe Irani kanë rifilluar sulme sporadike, pavarësisht se më herët kishin arritur një armëpushim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/