Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë teksa është shprehur se qeveria e tij po bën gjithçka për të mirën e qytetarëve në këtë kohë koronavirusi, ka njoftuar se ka miratuar disa mjekime të reja.
Trump u shpreh se një medikament i përdorur për të trajtuar malarien, hydroxychloroquine, do të jetë në dispozicion shumë shpejt për ta trajtuar koronavirusin, transmeton Gazeta Sinjali.
Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se “Ky ilaç ka kohë që është krijuar, kështu që e dimë se nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç pritet, nuk do t’i marrë jetën asnjeriu.”
Trump shtoi se bëhet fjalë për një medikament të zakonshëm dhe së shpejti do të jetë në dispozicion për “përdorim me recetë” ndaj koronavirusit. Ai e quajti medikamentin një “ndryshues të lojës”.
Ai më tej tha se “duhet të heqim çdo barrierë ose shumë barriera që ishin të panevojshme dhe kjo është përë për të pasur medikamente efektive dhe mendojnë se do të kemi përgjigje pozitive.” /Gazeta Sinjali/