Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka “rënë dakord për pothuajse gjithçka që na nevojitet” në kuadër të negociatave për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.
Në një intervistë për CNBC, Trump u pyet lidhur me mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve me Iranin dhe nëse konflikti mund të shndërrohet në një nga “luftërat e pafundme”, të cilat ai ka thënë se synon t’i shmangë.
Ai theksoi se Irani ka pranuar angazhime që lidhen me moszhvillimin e armëve bërthamore, duke iu referuar një marrëveshjeje të nënshkruar muajin e kaluar.
Trump shtoi gjithashtu se situata aktuale me Iranin është më e kufizuar krahasuar me konflikte të tjera, duke pretenduar se SHBA ka arritur t’i shkaktojë humbje ushtarake Teheranit, ndonëse ky i fundit ende posedon kapacitete raketore.
Deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa negociatat për një marrëveshje përfundimtare mbeten ende në zhvillim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!