image Trump i shmanget pyetjes nëse ka kontakte me Putinin

Botë

Trump i shmanget pyetjes nëse ka kontakte me Putinin

news image

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është shmangur pyetjes nëse ka folur me Vladimir Putin që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë.

“Unë nuk kam koment rreth kësaj, por do t’ju them se nëse kam biseduar, është gjë e mençur”, tha Trump në përgjigje të pyetjeve të një gazetari të Bloomberg News në Klubin Ekonomik të Çikagos.

Gazetari i Washington Post, Bob Woodward, në librin e tij të ri të titulluar “Lufta”, argumenton se Trump ka komunikuar me Putinin disa herë në vitet e fundit.

/GazetaSinjali/