image Trump: I dhashë Iranit një ultimatum 60-ditor për arritjen e një marrëveshjeje - sot është dita e 61-të

Botë

Trump: I dhashë Iranit një ultimatum 60-ditor për arritjen e një marrëveshjeje – sot është dita e 61-të

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi sot se Irani mund të ketë ende një mundësi të dytë për të arritur një marrëveshje për ndalimin e sulmeve izraelite dhe çështjen e programit bërthamor, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim në platformën e tij sociale “Truth”, Trump zbuloi se dy muaj më parë i kishte dhënë Teheranit një ultimatum 60-ditor për arritjen e një marrëveshjeje, i cili tashmë ka skaduar.

“Dy muaj më parë i dhashë Iranit një ultimatum 60-ditor për arritjen e një marrëveshjeje. Duhej ta kishin pranuar atë! Sot është dita e 61-të,” shkroi Trump. “U tregova çka të bënin, por ata s’pranuan. Tani ata kanë, ndoshta, edhe një shans të dytë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/