Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë do t’i bëjë këto dy vende, Ballkanin dhe botën, më të sigurta.
Departamenti amerikan i Shtetit në llogarinë e tij në Instagram ka transmetuar Trumpin të ketë thënë se një hap i tillë ka kërkuar guximin e jashtëzakonshëm të udhëheqësve.
“Është dashur një trimëri e jashtëzakonshme nga presidenti Vuçiq i Serbisë dhe kryeministri Hoti i Kosovës për të filluar këto bisedime dhe për të ardhur në Washington për të përfunduar këto zotime. Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, citohet të ketë thënë Trump. /Gazeta Sinjali/