image Trump flet për marrëveshje me Iranin, por kërcënon me bombardime të ashpra

Botë

Trump flet për marrëveshje me Iranin, por kërcënon me bombardime të ashpra

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se operacioni fillestar SHBA-Izrael “Epic Fury” do të marrë fund nëse Irani pranon të japë “atë për të cilën është rënë dakord”, ndërsa në këtë rast do të përfundojë edhe bllokada në Ngushticën e Hormuzit.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trumpi nuk ka sqaruar se çfarë nënkupton me marrëveshjen për të cilën është rënë dakord.

“Duke supozuar se Irani pranon të japë atë për të cilën është rënë dakord, gjë që është ndoshta, një supozim i madh, ‘Epic Fury’ tashmë legjendar do të marrë fund, dhe bllokada shumë efektive do të lejojë që Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur për të gjithë, përfshirë Iranin. Nëse ata nuk pajtohen, fillojnë bombardimet, dhe për fat të keq, do të jenë në një nivel dhe intensitet shumë më të lartë se sa ishin më parë”, ka shkruar Trumpi.

Ai ka paralajmëruar se nëse Irani nuk pajtohet, bombardimet do të rifillojnë dhe do të jenë më intensive se më parë.

Presidenti amerikan ka njoftuar gjithashtu të martën vonë se SHBA-ja ka vendosur të ndërpresë operacionin e nxjerrjes së anijeve të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit.

Ndërkohë, Irani ka deklaruar se dëshiron “marrëveshje gjithëpërfshirëse” me SHBA-në.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/