image Trump e nis kremtimin e 250-vjetorit të Amerikës nga Mount Rushmore

Botë

Trump e nis kremtimin e 250-vjetorit të Amerikës nga Mount Rushmore

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbajtur të premten në mbrëmje një fjalim rreth gjysmë ore në Mount Rushmore, në Dakotën e Jugut, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania.

I pritur me thirrjet “USA! USA!” dhe i ndërprerë për pak çaste nga fluturimi i avionëve luftarakë F-16, Trump vlerësoi katër presidentët amerikanë, fytyrat e të cilëve janë të gdhendura në malin prej graniti: George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln, raporton The Guardian.

“Ata ishin burra veprimi, burra ambiciozë, burra guximtarë, burra të fatit dhe burra me një inteligjencë vërtet të madhe”, tha Trump, i cili nuk e ka përjashtuar asnjëherë idenë që fytyra e tij të shtohet në Mount Rushmore.

“Mbi të gjitha, ata ishin burrat e mëdhenj të historisë”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij, Trump tha se veçantia e Shteteve të Bashkuara nuk qëndron vetëm në Kushtetutën e saj, por edhe në kulturën dhe identitetin amerikan. Ai kritikoi përpjekjet që, sipas tij, synojnë të “shfryjnë shpirtin amerikan” dhe ta largojnë vendin nga historia e tij.

“Ne do t’i japim vendit tonë identitetin e tij”, u shpreh Trump para të pranishmëve.

Më pas, presidenti amerikan hoqi dorë nga forma tradicionale e një fjalimi unifikues të kreut të shtetit, duke mbajtur një adresim me tone më të drejtpërdrejta politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/