image Trump: Do të ketë mjaftueshëm vaksina për të gjithë amerikanët

Botë

Trump: Do të ketë mjaftueshëm vaksina për të gjithë amerikanët

news image

Deri në muajin prill do të ketë mjaftueshëm vaksina për të gjithë qytetarët amerikanë, deklaroi presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një konferencë për shtyp.

”Deri në fund të vitit do të kemi 100 milionë doza, të destinuara për kategoritë më të rrezikuara”, shtoi ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump bëri të ditur se kundër koronavirusit janë tri vaksina që ndodhen në fazën e fundit klinike.

”Këtë deklaratë e bëj jo sepse janë afruar zgjedhjet, por sepse duam të shpëtojmë jetën e njerëzve”, deklaroi Trump. /Gazeta Sinjali/