Fitorja dramatike e Anglisë ndaj Meksikës në Kupën e Botës ka ngjallur reagime të menjëhershme, ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Princi William kanë përgëzuar kombëtaren angleze për kualifikimin në çerekfinale.
Trump reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku veçoi kapitenin e Anglisë, Harry Kane.
“Harry Kane i Anglisë është një lojtar i SHKËLQYER!!!”, shkroi ai.
Entuziazmin për suksesin e Anglisë e shprehu edhe Princi William, i cili publikoi një mesazh në platformën X.
“Bravo, Angli! Hajde çerekfinale!”, shkroi ai.
Anglia siguroi kalimin në çerekfinalet e Kupës së Botës pas një fitoreje spektakolare 3:2 ndaj Meksikës në stadiumin legjendar “Azteca”.
Heroi i ndeshjes ishte Jude Bellingham, i cili realizoi dy gola dhe udhëhoqi anglezët drejt një triumfi të rëndësishëm.
Në çerekfinale, Anglia do të përballet me Norvegjinë, e cila befasoi duke eliminuar Brazilin. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 11 korrik në Miami.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!