Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka hyrë në sallën e gjyqit në gjykatën e Nju Jorkut të hënën për mashtrim civil që e vë në rrezik perandorinë e tij të biznesit.
Trump së bashku me dy djemtë e tij dhe Organizata Trump akuzohen se kanë rritur vlerën e pronave të tyre me më shumë se 2 miliardë dollarë (mbi 1 miliardë e 800 milionë euro).
Ai foli me gazetarët për disa minuta jashtë dhomës para se të hynte, duke përsëritur pretendimet e mëparshme se padia kundër tij është e rremë.
Trump kritikoi gjyqtarin dhe prokuroren përgjithshme të Nju Jorkut që ngriti çështjen, për të cilën ai tha se është e motivuar politikisht.
“Kur i hidhni një sy pasqyrës financiare, mos besoni asgjë që lexoni. Kjo është ajo që quhet mohim i plotë”, ka thënë Trump, i cili është në seancë gjyqësore.
Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, është duke kërkuar një gjobë prej 250 milionë dollarësh (mbi 237 milionë euro), dhe që t’i ndalohet Trumpit të bëjë biznes në shtetin e tij.
Organizata Trump, mund të mbetet e detyruar të heqë dorë nga kontrolli i pronave të saj, ose të shesë disa nga monumentet e saj.