Nëntë persona janë vrarë dhe së paku 16 të tjerë janë lënduar në një sulm masiv të dielën në Dayton të Ohios, SHBA, ka konfirmuar policia.
Sipas policisë, edhe i dyshuari për këtë sulm ka vdekur.
Ky incident erdhi pak orë pas sulmit masiv në El Paso, Teksas, që la 20 persona të vdekur e ku u plagosën edhe më shumë se 20 të tjerë.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për sulmin, veçse ai ka ndodhur në distriktin e Oregonit, një lagje e njohur për klubet e natës, galeritë e artit e dyqane./Sinjali/