Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur sot në fshatin Vrapçisht të Maqedonisë së Veriut. Një familje, fëmijët e të cilës e prisnin arkivolin e nënës së tyre, nuk e pranuan atë.
Në vend të saj, në arkivol gjetën trupin e një burri.
Familjarët ende nuk e kanë gjetur trupin e pajetë të nënës së tyre, prandaj disa prej tyre janë në Klinikën Infektive në Shkup ku edhe kërkohet trupi i saj, pasi atje ka ndërruar jetë.