image Tronditet gazetari i BBC, shpërthime në Kiev teksa po raportonte “live”

Evropë

Tronditet gazetari i BBC, shpërthime në Kiev teksa po raportonte “live”

news image

Pas shumë muajsh, Kievi u zgjua i tronditur nga shpërthimet e njëpasnjëshme.

Shpërthimet ndodhën rreth orës 08:00 me orën lokale.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, thotë se ka pasur “disa” shpërthime në lagjen qendrore Shevchenkivskyi  ndërsa detaje të tjera do të pasojnë më vonë.

Një ekuipazh i BBC-së në çatinë e hotelit ishte dëshmitar i një prej sulmeve me raketa.

Korrespondenti i BBC-së,  Hugo Bachega po raportonte drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë, ndërsa shpërthimet u dëgjuan në kryeqytetin Kiev.

Hugo dhe ekipi i kamerave nxituan për të arritur në strehën e bombave.

Sirenat e sulmit ajror kishin rënë rreth 90 minuta para se të ndodhnin shpërthimet.

Kjo është hera e parë që Kievi goditet për shumë muaj dhe shpërthimet gjithashtu duken të jenë shumë më qendrore se sulmet e mëparshme në luftë.

/GazetaSinjali/