image Tronditëse/ Rrëmbehet 12 vjeçari në Turqi, autori e vret pasi nuk mori 400 mijë euro

Evropë

Tronditëse/ Rrëmbehet 12 vjeçari në Turqi, autori e vret pasi nuk mori 400 mijë euro

news image

Turqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një 12 vjeçar u rrëmbye dhe u vra barbarisht. Rëmbyesi kishte kërkuar 400 mijë euro në këmbim të lirimit të tij por e vrau fëmijën kur nuk arriti të merrte atë që donte. Khaled Hayanked, djali i një argjendari sirian që jetonte në Mersin, u zhduk dje pasdite teksa po luante pranë pallatit ku jetonte.

Siç raportojnë mediat turke, menjëherë pas rrëmbimit një person ka telefonuar familjen e fëmijës dhe ka kërkuar një shpërblim prej 400 mijë eurosh, duke kërcënuar se nëse policia do të informohej, do ta vriste djalin. Pas telefonatës, familja e 12-vjeçarit ka njoftuar menjëherë policinë.

Duke shqyrtuar provat e disponueshme si dhe pamjet e kamerave, policia ka dalë në përfundimin se 12-vjeçari nuk është larguar nga pallati ku banonte me familjen, duke i fokusuar aty hetimet. Fatkeqësisht, Haled u gjet i vdekur në bodrumin e ndërtesës i mbështjellë në një tapet.

Siç u konstatua, shkaku i vdekjes së tij ishte mbytja. Dyshimet u drejtuan menjëherë te administratori i pallatit, i cili ishte i vetmi që kishte çelësat e bodrumit, ndërsa u konstatua se kamerat ishin çaktivizuar në orët e rrëmbimit të 12-vjeçarit. Policët arrestuan Hasan C. të cilin e akuzojnë për vrasjen e 12-vjeçarit./abcnews.al

/GazetaSinjali/