Gazeta Sinjali sjell detaje ekskluzive nga vrasja makabre që tronditi sot Fushë-Kosovën.
Djali rreth moshës 40-vjeçar pasi ia preu kokën me sëpatë babait 72-vjeçar, ia hodhi në një shportë mbeturinash, thanë burime të sigurta të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Krimi i rëndë ndodhi në një shtëpi private, përderisa burimet e Gazetës Sinjali, konfirmojnë se familja ka prejardhje nga Presheva dhe jetonte me qira në një shtëpi në Fushë-Kosovë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, prokuroria, Forenzika dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore, këta të fundit tashmë e kanë dërguar për obduksion trupin e pajetë të viktimës.
Policia ka dalë në konferencë për media, ku konfirmoi arrestimin e të dyshuarit. Përderisa thanë se është herët të flitet për motivet e tragjedisë së sotme.
Në linkun e lajmit më poshtë mund të shihni pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Sinjali/