Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në Xhudo, pasi e mposhti Paula Pareton në një luftë të vështirë në çerekfinale.
Xhudistja nga Kosova është paraqitur në kategorinë (-48 kg).
Garat kanë filluar në orën 04 pas mesnatës, me kohën tonë lokale.
Kosova përfaqësohet me pesë bursistët Olimpikë, që me sukses po e ndjekin normën Olimpike Tokio 2020: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova. Ata synojnë t`i sjellin Kosovës medalje të reja në kuadër të suksesit të njohur botërisht në këtë disiplinë sportive.
Të hënën do të paraqitet Majlinda Kelmendi(-52 kg), të martën Nora Gjakova (-57 kg) e Akil Gjakova (-73 kg), ndërsa të premten Loriana Kuka (-78 kg).
Në këtë kampionat po marrin pjesë garues nga 149 shtete nga pesë kontinente. Në këtë edicion janë 865 garues prej të cilëve 523 meshkuj dhe 342 femra./Sinjali/