image Tri viktima dhe 377 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi

Rajon

Tri viktima dhe 377 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi

news image

Instituti i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve e fundit, 377 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në 1,259 mostra të testuara në Malin e Zi dhe tre pacientë vdiqën, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, 645 njerëz janë shëruar, kështu që aktualisht atje janë 10,080 raste aktive të infeksionit.

Shumica e rasteve të reja janë regjistruar në Podgoricë – 148, pasuar nga Nikshiqi 87, Bari 24, Cetinje 23, Berane 22, Budva 17, Plevle 15, Bjelo Polje dhe Rozhajë nga 11 raste, etj.

Që nga fillimi i qershorit, 576 njerëz kanë vdekur, kurse nga fillimi i epidemisë në mars, 585 njerëz.

Deri më tani, janë regjistruar 41.803 raste të koronavirusit.

/Gazeta Sinjali/