image Tri ndeshje interesante sot në Superligë, sfidohen tre pretendentët e titullit

Futboll

Tri ndeshje interesante sot në Superligë, sfidohen tre pretendentët e titullit

news image

Sot rikthehet në aksion Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll, ku nis xhiroja e 23-të.

Tre skuadrat konkurrente për titullin e kampionit, Ballkani, Llapi e Drita do të sfidohen sot në të njëjtën kohë nga tre kundërshtarë, raporton Sinjali Sporti.

Lideri Ballkani do të jetë mysafir i Dukagjinit nga Klina, ku do të kërkojë këndelljen e cila ka vetëm një fitore në 8 ndeshjet e fundit të Superligës.

Llapi ndërkohë do të udhëtojë në Drenas ku do të ketë punë me Feronikelin.

Podujevasit humbën mundësinë javën e kaluar që të merrnin pozitën e liderit, duke u ndarë barazim me Prishtinën, ku tani ndodhen në pozitën e dytë me një pikë më pak se Ballkani.

Drita në anën tjetër e cila ndodhet e treta me një pikë më pak se vendi i dytë Llapi e dy më pak se lideri Ballkani, do të udhëtojë në Lipjan, ku do të sfidohet nga Fushë Kosova.

Bardhekaltrit vijnë pas një fitore solide 2-0 ndaj Dukagjinit javën e kaluar, ndërkohë që Fushë Kosova nuk regjistron asnjë fitore në 9 ndeshjet e fundit në kampionat, me fitoren e fundit të arritur ndaj Lirisë në nëntor.

Të gjitha duelet fillojnë nga ora 13:00.

/GazetaSinjaliSport/