image Tri lidhje ilegale zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali

Kosovë

Tri lidhje ilegale zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kontrolleve të zhvilluara në Hajvali janë evidentuar tri lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas kompanisë, ndërhyrjet e tilla dëmtojnë infrastrukturën, rrezikojnë funksionimin normal të rrjetit dhe cenojnë të drejtat e konsumatorëve që i kryejnë rregullisht obligimet e tyre.

“Ky nuk është më një rast i izoluar, por një problem serioz që duhet të marrë fund. Lidhjet ilegale dëmtojnë rrjetin e përbashkët dhe krijojnë pasoja për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Kompania ka paralajmëruar se abuzimet me rrjetin e ujësjellësit nuk do të tolerohen dhe se kontrollet në terren do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që ta respektojnë ligjin dhe të shmangin çdo ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/