image Tri lagje të Prishtinës pa rrymë/Ahmeti: Komuna as nuk e ndal as nuk e lëshon rrymën

Sociale

Tri lagje të Prishtinës pa rrymë/Ahmeti: Komuna as nuk e ndal as nuk e lëshon rrymën

news image

Nga e shtuna lagjja “Bregu i Diellit”, një pjesë e Velanisë dhe lagjja “Mati 1” po vazhdojnë të përballen me reduktime të gjata të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se nuk është detyrë e Komunës që të sigurojë furnizimin me rrymë.

Megjithatë, ai thotë se ka marrë premtim nga KOSTT se energjia elektrike në këto lagje do të rikthehet pas dy orësh.

“Komuna nuk ndal dhe nuk lëshon rrymë. KOSTT është kompani Publike e nivelit qendror dhe ka përgjegjësinë e përçimit të rrymës prej KEK deri te KEDS, pra tensionin e lartë.

KEDS është kompani private dhe blen rrymë nga KEK dhe importues, dhe pastaj e paguan KOSTT për kalimin e rrymës nëpër rrjetin e tyre deri te trafo. Pastaj na e sjell në shtëpitë tona dhe na e shet. Meqenëse nuk i lajmërohen të gjithë qytetarëve, po mundohemi të ju mbajmë të informuar”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Sidoqoftë, Ahmeti thotë se kthimi i rrymës tash është prioritet.

“Presioni im nuk i shpejton inxhinierët. Pas përfundimit të kësaj krize, do të kuptojmë në detaje prishjen dhe do marrim masa që të sigurohemi se situata të tilla nuk ndodhin më”, ka shkruar i pari i Prishtinës./Gazeta Sinjali/