image Tri komisione parlamentare mbajnë mbledhje sot

Politikë

Tri komisione parlamentare mbajnë mbledhje sot

news image

Tri komisione parlamentare do të zhvillojnë mbledhje sot në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Komisioni i parë që do të mblidhet është ai për Mbikëqyrjen e Financave Publike, mbledhja e të cilit do të fillojë në orën 10:00.

Pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, qeverisja dhe menaxhimi i operacioneve dhe siguria e sistemeve. I ftuar në këtë komision do të jetë kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Në orën 13:00 do të mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Komisioni do të shqyrtojë propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.

Veç kësaj do të shqyrtohet edhe raporti vjetor i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020.

Gjithashtu anëtarët e këtij komisioni do të shqyrtojnë edhe propozimin për nismën legjislative, Projektligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.

Kurse në orën 15:00 do të mblidhen anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë./Gazeta Sinjali/