image Tri kazino u rrënuan në Karaçevë, flet për Sinjalin kryetari i Kamenicës

Siguri

Tri kazino u rrënuan në Karaçevë, flet për Sinjalin kryetari i Kamenicës

news image

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka konfirmuar për Gazetën Sinjalin rrënimin e tri kazinove ilegale në Karaçevë gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në këtë fshat.

“Kemi asistuar në këtë rast, për rrënimin e tri kazioneve që kanë ushtruar veprimtari ilegale në Karaçevë. Aksioni ka qenë i koordinuar”, tha Rahimaj për Sinjali.

Nga Policia në Gjilan thanë për Sinjalin se ka të arrestuar nga ky aksion, por nuk kanë dhënë më shumë detaje.

/GazetaSinjali/