Trupi i pajetë i Liam Paynes iu dorëzua familjes së tij të mërkurën, për t’u dërguar me aeroplan në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo u konfirmua nga prokurori publik përgjegjës për rastin e tij, shkruan BBC.
Këngëtari vdiq tri javë më parë, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.
Sipas autopsisë, 31-vjeçari kishte pësuar gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme dhe lëndime të shumta traumatike të marra si pasojë e rënies.
Trupi i tij ishte mbajtur në Argjentinë për t’u kryer testet e mëtejshme toksikologjike dhe laboratorike. Derisa vetëm tani trupi i pajetë iu dorëzua familjes së tij të mërkurën, tha prokurori publik Andres Madrea për BBC-në.
Payne ishte njëri nga emrat më të njohur në pop, pas famës që mori me grupin e njohur One Direction.