Komunikimi i rregullt dhe i hapur rreth nevojave, dëshirave, preferencave apo kufijve seksualë është çelësi për të një marrëdhënie të shëndetshme dhe të plotësuar
Colleen Marshall, eksperte e raporteve në çift dhe familjeve sugjeron se nëse doni të “lundroni” në të njëjtin anije dëshirash me partnerin/en sa i takon aspektit seksual, ja tre bisedat që nuk duhet t’i shmangni!
1: Kufijtë, brenda dhe jashtë dhomës së gjumit
Pse është e rëndësishme? Gruaja mund të ketë dëshirë për të kryer aktin seksual me drita ndezur, partneri nuk do. Nga ana tjetër, ai dëshiron të provojë pozicione të reja në shtrat, ndërsa ajo është fanatike e zgjedhjeve të vjetra. Këto janë biseda që duhen bërë dhe respektuar jo vetëm brenda dhomës së gjumit, por edhe jashtë saj.
Diskutimi i këtyre temave në një mjedis jo kërcënues dhe jo gjykues, mund t’i ndihmojë të dy partnerët të ndihen më rehat duke u shprehur sinqerisht për dëshirat dhe frikat.
2: Pranimi i luhatjeve të dëshirave seksuale
Edhe pse e njihni bashkëshortin/en tuaj, ndjenjat për seksin dhe lidhjen mund të ndryshojnë. Ndoshta, ju jeni bërë nënë pak muaj më parë dhe sigurisht që seksi është akti i fundit që ju shkon ndërmend pas gjithë lodhjes dhe rraskapitjes gjatë ditës. Ose ndoshta ai është duke marrë një ilaç që ul dëshirën e tij seksuale.
Të kuptuarit se nivelet e dëshirës mund të ndryshojnë shumë midis individëve, ndaj mundohuni të largoni fajin dhe turpin nga kjo, në mënyrë që të arrini një mirëkuptim të ndërsjellë.
3: Nevojat dhe dëshirat
Pajtueshmëria seksuale është një aspekt thelbësor i çdo marrëdhënieje romantike dhe nuk është e pazakontë që çiftet të kenë mosmarrëveshje ose dallime në dëshirat dhe preferencat e tyre seksuale.
Thelbi i këtyre bisedave është lidhja intime, e cila ndërtohet nga besimi dhe diskutimet e sinqerta.