Tre vjeçarja Polina Dudko nga Kharkiv po i kalon ditët duke luajtur dhe duke fjetur në banjo, sepse mamaja e saj beson se është vendi më i sigurt në banesën e tyre.
Kseniya nuk ka përjetuar kurrë një luftë dhe ajo nuk di si ta mbrojë më mirë vajzën e saj dhe është e frikësuar.
Familja është bllokuar në Kharkiv, i cili është nën zjarr të fortë prej ditësh tashmë, shkruan BBC.
Polina ka kancer – neuroblastoma me rrezik të lartë.
Ajo u trajtua në Izrael dhe pak para se Vladimir Putin t’i shpallte këtë luftë Ukrainës. Në Kharkiv, ilaçet e saj po mbarojnë dhe nëna e saj nuk mund të marrë më shumë.
Ata duan të largohen, por kanë frikë të kalojnë nëpër një qytet nën zjarr për të arritur në stacionin e trenit.