image Trepça mposht Prishtinën, i bashkohet Yllit në finalen e Ligës Unike

Basketboll

Trepça mposht Prishtinën, i bashkohet Yllit në finalen e Ligës Unike

news image

KB Trepça ka arritur në finale të Ligë Unike pasi ka triumfuar në gjysmëfinale ndaj KB Prishtinës.

‘Xehtarët’ në një triller të vërtetë mposhtën kryeqytetasit me rezultat 83-80.

Kësisoj, klubi mitrovicas arrin në finale, aty ku do të takohet me skuadrën e KB Golden Eagle Yllit, e cila mposhti në gjysmëfinale KB Pejën.

Finalja zhvillohet të dielën nga ora 19:00.

/GazetaSinjaliSport/