image Trepça mposht Prishtinën edhe në ndeshjen dytë, një hap më afër finales

Basketboll

Trepça mposht Prishtinën edhe në ndeshjen dytë, një hap më afër finales

news image

KB Trepça ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj KB Prishtinës, duke iu afruar tashmë edhe më shumë finales së Play-Off.

Mitrovicasit shënuan fitore në fund të ndeshjes, me rezultat 86-85.

Më i dalluari i ndeshjes ishte Darnell Edge, i cili shënoi 28 pikë, duke i realizuar edhe pikët vendimtare që sollën triumfin e klubit të tij.

Trepça tani kryeson 2-0 në seri ndaj Prishtinës teksa është një fitore larg për të prekur finalen, ku do të luajë ndeshjen pranë shikuesve të vet.

/GazetaSinjaliSport/