image Trepça fiton përballjen e tretë ndaj Yllit, i afrohet titullit kampion

Basketboll

Trepça fiton përballjen e tretë ndaj Yllit, i afrohet titullit kampion

news image

KB Trepça ka triumfuar ndaj KB Golden Eagle Yllit në përballjen e tretë finale të Play-Off.

Mitrovicasit kanë fituar me rezultat 85-78 ndaj suharekasve.

Më të dalluarit në këtë ndeshje ishin Alonso Verge i Yllit me 28 pikë, kurse te mitrovicasit Erjon Kastrati me 16 pikë e Darnell Edge me 15 pikë.

Trepça me këtë fitore tani çon serinë në 2-1 në favor të tyre ndaj Yllit dhe është një fitore larg titullit kampion.

Përballja e katër do të luhet në Suharekë të dielën, ku Ylli do të tentojë të barazojë serinë për ta çuar në ndeshjen e 5-të, teksa mitrovicasit do të kërkojnë të stolisen me titullin.

/GazetaSinjaliSport/