image Trëndafilova: Specialja gjykon individët dhe jo Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Politikë

Trëndafilova: Specialja gjykon individët dhe jo Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

news image

Kryetarja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trëndafilova, ka thënë se gjykata që drejton gjykon përgjegjësinë penale të individëve dhe jo atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 Trëndafilova ka thënë se aktakuzat e konfirmuara para Gjykatës Speciale janë ngritur kundër individëve dhe jo kundër UÇK-së.

“Kolegjet e specializuara janë gjykata dhe merren ekskluzivisht me përgjegjësi penale individuale. Kjo gjykatë nuk mund të përcaktojë përgjegjësinë e organizatave të tëra si UÇK-ja, apo grupeve etnike, për shembull. Fakti është se aktakuzat e konfirmuara para Dhomës së Specializuar janë ngritur kundër individëve dhe jo kundër UÇK-së. Është gjithashtu tregues se viktimat, pjesëmarrja e të cilëve në procedurë u miratua, i përkasin të gjitha grupeve etnike, përfshirë shqiptarët dhe serbët”, ka thënë ajo për Kosovo Online.

/GazetaSinjali/