image Trekëndëshi Trixa-Donald-Bora, Labi: Besoj te dashnia, kur të vjen shfrytëzoje

Bota e Yjeve

Trekëndëshi Trixa-Donald-Bora, Labi: Besoj te dashnia, kur të vjen shfrytëzoje

news image

Labinot Gashi është moderatori i njohur nga Kosova që së fundi ka komentuar trekëndëshin e famshëm, Beatrix-Donald-Bora.

I ftuar në Why Not, Labi ka dhënë mendimin mbi këtë trekëndësh.

Me gjithë respektin për Bora Zemanin, ai u shpreh se dashuria është mbi të gjitha.

E kam përkrahur, pa marrë parasysh situatën edhe rrethanat të cilat ka kaluar brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Dashnia nganjëherë thonë se është mbi të gjitha. Respekt shumë të madh për nënën e Beatrix, Antigona, për shkak se e di që e ka përjetuar shumë më rëndë së Beatrix. Dashtë Zoti janë bashkë edhe jashtë shtëpisë. Kam respekt shumë edhe për Borën, e respektoj si prezantuese’ u shpreh moderatori.

Ai tha se beson në dashuri dhe se nëse dashuria të troket derën, atëherë shfrytëzoje.

“Besoj te dashnia. Kur vjen dashnia e momentit shfrytëzoje. Ata janë të mbyllur në një shtëpi atje. Presioni i njerëzve brenda, kur të thonë 10 herë “shiko se ai djali po të shikon”, normalisht që ndikohesh. Futen xixat. Kur je mësuar të ledhatohesh nga dikush tërë kohës, të njëjtën gjë pret dhe kur mbyllesh te shtëpia e ‘BBV'”, përfundoi Labi.

Kujtojmë se Trixa pas daljes nga BBV-ja nuk është prononcuar ende për asnjë media, por reagimin e saj e ka dhënë në profilin e saj dhe është shprehur se ka nevojë ende për të marrë veten./GazetaSinjali/