image Tregu i banesave vazhdon trendin e rritjes, çmimet shtrenjtohen në Kosovë

Kosovë

Tregu i banesave vazhdon trendin e rritjes, çmimet shtrenjtohen në Kosovë

news image

Çmimet e pronave të banimit në Kosovë kanë shënuar rritje gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke reflektuar vazhdimin e trendit të shtrenjtimit në tregun e patundshmërive.

Sipas Indeksit të Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB), të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), çmimet janë rritur për 5.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Po ashtu, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar, çmimet e pronave të banimit kanë shënuar një rritje prej 2.4 për qind.

Të dhënat tregojnë se në rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit janë rritur për 1.4 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Ndërkohë, rritja më e theksuar është regjistruar në rajonet e tjera të vendit, ku çmimet e pronave të banimit janë rritur për 12.3 për qind në baza vjetore.

Treguesit e fundit sugjerojnë se kërkesa për prona banimi vazhdon të mbetet e lartë, duke ndikuar në rritjen e vazhdueshme të çmimeve në nivel vendi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/