Tregu financiar amerikan përjetoi humbjen më të madhe njëditore që nga qershori 2020, viti i pandemisë.
Dow Jones ra 3.9%, Nasdaq ra gati 6% dhe S&P 500 ra 5% – rënia e tij më e madhe që nga marsi 2020, raporton BBC, transmeton Sinjali.
Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për tarifa prej 10% për shumicën e vendeve – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar – nga e shtuna, me tarifa më të larta për disa nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës nga 9 prilli.