image Tre vjet pa Ergi Dinin - babai publikon poezinë kushtuar atij

Bota e Yjeve

Showbiz/ Tre vjet pa Ergi Dinin – babai publikon poezinë kushtuar atij

news image

Sot bëhen tre vjet nga vdekja e këngëtarit shumë të talentuar shqiptar Ergi Dini.

Në këtë përvjetor, babai i artistit Dashamir Dini, i ka kushtuar të birit një poezi prekëse pasi që i njëjti vdiq në një aksident me motor, transmeton Gazeta Sinjali.

Dini flet për mallin e djalit që s’e shuan askush dhe përgatitjet e nënës së Ergit për të marrë një nuse në shtëpi me fustan të bardhë.

Ai gjithashtu është shprehur se familja e ka ende të freskët dhembjen për humbjen e djalit, si dhe që askush nuk mund t’i ngushëlloj.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1158447374359669&set=a.124800141057736&type=3&theater

Kujtojmë se Ergi Dini vdiq në një aksident me motor më 21 nëntor të 2016.

Ergi Dini ishte një emër i njohur në industrinë e muzikës shqiptare falë talentit që posedonte. Artisti në 2014 u shpall fitues i “X Factor Albania 3”.

Projekti i fundit muzikor i artistit është publikuar në muajin tetor të këtij viti. Kënga titullohet “Ku je” dhe është në bashkëpunim me Barbana Dinin, motra e artistit, e cila njëherësh është këngëtare e njohur./Gazeta Sinjali/