Tre ushtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën gjatë një stërvitjeje në bazën e Xhorxhias, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ushtarët ishin pjesë Divizionin të 3 të Këmbësorisë.
Ushtarët ishin duke lëvizur me një automjet luftarak të llojit Bradley në bazën e Fort Stewart kur janë përfshirë në aksident. Më shumë detaje mbi aksidentin nuk janë bërë ende me dije.
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për ngjarjen./Gazeta Sinjali/