image Tre të vdekur nga virusi vdekjeprurës kinez

Botë

Botë/ Tre të vdekur nga virusi vdekjeprurës kinez

news image

Autoritetet kineze po raportojnë një rritje të pacientëve të infektuar me një virus vdekjeprurës që deri tani ka vrarë të paktën 3 prej tyre, ndërsa raportohen 139 raste të reja.

Zyrtarët shëndetësorë e identifikuan virusin, i cili u shfaq për herë të parë në Vuhan në muajin dhjetor, si një lloj koronavirusi.

Sipas tyre, ai ka çuar në një shpërthim të pneumonisë virale, porse ende mbeten shumë paqartësi rreth tij.

Gjetjet fillestare janë se virusi ka nisur të shpërthejë te njerëzit që kanë punuar ose vizituar një treg ushqimor në periferi të qytetit Vuhan, në fund të muajit të kaluar.

Sipas tyre, virusi me gjasë përhapet nga kafshët te njerëzit, por nuk është përjashtuar as mundësia e transmetimit midis njerëzve.

Koreja e Jugut raportoi po ashtu për rastin e parë të saj të hënën, pas Tajlandës dhe Japonis