image Tre të vdekur dhe mbi 300 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Tre të vdekur dhe mbi 300 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Nga 3 mijë e 109 testime të kryera, 325 mostra kanë rezultuar pozitive me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se janë 5 mijë e 333 pacientë aktivë me koronavirus në Shqipëri.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 75 vjeç, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç.

Janë shëruar 355 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,055 që nga fillimi i epidemisë./GazetaSinjali/