image Tre të vdekur dhe 571 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Tre të vdekur dhe 571 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri bën të ditur se  tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, si dhe janë shënuar 571 raste të reja.

Gjatë këtij intervali kohor, kjo ministri bën të ditur se janë shëruar 639 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176 mijë e 90 që nga fillimi i pandemisë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga COVID-19 ka arritur në 186 mijë e 793, si dhe të vdekur janë 2 mijë e 940 njerëz./GazetaSinjali/