Gjatë 24 orëve të fundit tre persona humbën jetën dhe 457 qytetarë të Shqipërisë rezultuan të infektuar me COVID, duke e çuar në 9,316 numrin e rasteve aktive në të gjithë vendin.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 967 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 255, 282 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.