Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident të rëndë që ka ndodhur në hyrje të Prizrenit, ku një veturë ka goditur anësoret e rrugës.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se në bazë të informacioneve të para janë lënduar tre persona.
Sipas Bytyqit nuk dihet ende nëse lëndimet e tyre janë të rënda apo të lehta.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura është shkatërruar tërësisht.