image Tre të arrestuar në Lipjan – kërkoheshin për sulm dhe grabitje

Siguri

Tre të arrestuar në Lipjan – kërkoheshin për sulm dhe grabitje

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona që kërkoheshin për vepra të ndryshme penale, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë dy ditëve të fundit, zyrtarët policorë të Stacionit në Lipjan, në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara, kanë arrestuar tre persona ndaj të cilëve ishin lëshuar urdhëresa të gjykatës.

Të dyshuarit ishin kërkuar për veprat penale: sulm ndaj personit zyrtar, grabitje në bashkëkryerje dhe sulm.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë proceduar konform urdhëresave. Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/