image Tre të arrestuar në Gjermani, po përgatisnin sulm ekstremist

Evropë

Tre të arrestuar në Gjermani, po përgatisnin sulm ekstremist

news image

Dy të rinj simpatizantë të grupit të Shtetit Islamik dhe një bashkëpunëtor tjetër janë arrestuar në Gjermani mbi dyshimet se po përgatisnin një sulm, kanë thënë autoritetet.

Dy vëllezër gjermano-libanezë 15 dhe 20 vjeç nga Mannheimi dhe një gjermano-turk 22 vjeç nga Hesse u arrestuan të dielën, raportoi AP.

Vëllezërit akuzohen se përgatisnin një sulm motivuar nga ideologjia e tyre fetare dhe “simpatia” për grupin e Shtetit Islamik, duke blerë ndër të tjera një pushkë dhe municion.

Hetuesit gjetën edhe armë të tjera. Të dyshuarit janë në mbajtje në pritje të aktakuzës.

Prokurorët dhe policia gjermane kanë thënë se nuk ka pasur asnjëherë “rrezik konkret për publikun”.

/GazetaSinjali/