image Tre persona terrorizojnë punëtorët e ‘Express Postës’ në Gjakovë, ua grabisin mbi 3 mijë euro

Siguri

Tre persona terrorizojnë punëtorët e ‘Express Postës’ në Gjakovë, ua grabisin mbi 3 mijë euro

news image

Kompanitë e ndryshme që funksionojnë si posta të shpejta janë shpesh cak i vjedhjeve e grabitjeve. Kështu iu ka ndodhur dy punëtorëve të kompanisë ‘Express Posta’ të cilët janë përballur të hënën me një rrezik serioz për jetën. Tre persona të armatosur, i kanë sulmuar fizikisht e më pas kanë grabitur nga njëri prej tyre paratë e pazarit ditor. Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në rrugën “Gjon Sereqi” të Gjakovës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy viktimat kanë qenë në rrugës, afër automjetit, kur papritmas hajnat iu kanë dalë përpara, me armë në dorë. Fillimisht punëtorët e kësaj kompanie u sulmuan fizikisht, e më pas te njëri prej tyre ata arritën të merrnin mbi 3300 euro.

Posa kryen ‘punën’ që e kishin planifikuar, tre të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarje, duke mos lënë gjurmë që të identifikohen. Në anën tjetër viktimat kanë njoftuar menjëherë Policinë, me ç’rast një njësi ka dalë në vendin e ngjarjes.

Dy punëtorët e kompanisë kanë dhënë detaje për rastin që dyshohet se u ndodhi dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Grabitje” dhe kanë nisur hetime për zbulimin e identitetit të të dyshuarve dhe kapjen e tyre.

/GazetaSinjali/