Tre persona janë shpëtuar nga Policia Kufitare pasi mbetën të bllokuar në det në zonën e Velipojës, pas një defekti teknik në mjetin e tyre lundrues.
Sipas njoftimit zyrtar, Policia Kufitare e Shqipërisë ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për incidentin, duke lokalizuar mjetin lundrues që ndodhej në vështirësi në ujërat pranë Velipojë.
Në bord ndodheshin tre shtetas, mes tyre edhe drejtuesi i mjetit, të cilët nuk mund të vazhdonin lundrimin për shkak të një prishjeje teknike që rrezikonte sigurinë e tyre.
Forcat e policisë kufitare ndërhynë duke e rimorkiuar mjetin lundrues deri në breg, duke shmangur çdo rrezik të mëtejshëm për jetën e personave të përfshirë.
Autoritetet konfirmuan se të tre shtetasit u nxorën në tokë të sigurt dhe nuk pësuan asnjë lëndim. Po ashtu, pas verifikimeve u konstatua se dokumentacioni i mjetit ishte i rregullt.
Ngjarja përfundoi pa pasoja, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lundrimit, sidomos në rastet e kushteve të paqëndrueshme teknike të mjeteve detare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!