image Tre persona që u plagosën në Bon Vivant po trajtohen në QKUK, vajzës i depërtoi plumbi afër shtyllës kurrizore

Siguri

Tre persona që u plagosën në Bon Vivant po trajtohen në QKUK, vajzës i depërtoi plumbi afër shtyllës kurrizore

news image

Një përleshje e armatosur në lokalin ‘Bon Vivant’ që rezultoi me vrasjen e 39-vjeçarit, Kastriot Ramadani, teksa mbetën të lënduar e të plagosur edhe 17 persona të tjerë, tronditi kryeqytetin natën e 4 gushtit.

Pas tentimit për ta shpëtuar 39-vjeçarin i cili nuk mundi t’i përballojë plagët ku si pasojë dhe vdiq pak orë pas të shtënave, mjekët në Klinikën e Ortopedisë në QKUK janë duke trajtuar akoma një vajzë dhe dy djem, nga gjithsej pesë pacientë që po trajtoheshin në këtë klinikë.

Drejtori i Ortopedisë, Gani Jashanica tha se vajza është duke u trajtuar ende për shkak se e ka plumbin afër shtyllës kurrizore, mirëpo nuk janë në rrezik për jetë.

“Gjendja e përgjithshme është e mirë, i kemi pasur pesë pacientë, katër meshkuj dhe një vajzë. Dy nga të lënduarit që kanë pasur plagë tejshkuese janë liruar, ndërsa vajza e cila është duke u trajtuar e ka plumbin afër shtyllës kurrizore. Mirëpo nuk janë në rrezik për jetë, janë nën përcjellje të Policisë. Mund të lëvizin, nuk ka rrezik për paralizë ose diçka”, tha ai.

Në këtë konflikt humbi jetën një person dhe mbetën të lënduar 17 të tjerë, ndërsa i dyshuar për këtë rast, Dukagjin Nikollaj, ndodhet akoma në arrati pasi arriti t’i ikën organeve të rendit nga vendi i ngjarjes.

Të dyshuar për ngjarjen tragjike janë Andi Pajaziti, i cili ndodhet në spital dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër për ndalim, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti. Kurse i shumëkërkuari nga FBI, i dyshuar për këtë rast, Dukagjin Nikollaj, ndodhet akoma në arrati.

/GazetaSinjali/