image Tre persona pranojnë trajtim mjekësor nga zjarri që kaploi një ndërtesë banimi në Prishtinë

Siguri

Tre persona pranojnë trajtim mjekësor nga zjarri që kaploi një ndërtesë banimi në Prishtinë

news image

Tre persona kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e një incidenti zjarri që ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në një ndërtesë banimi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e zjarrfikësve dhe ato mjekësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/