image Tre persona dyshohet se për vite me radhë sollën vajza nga Shqipëria për t’i ‘martuar’ në këmbim të parave

Siguri

Tre persona dyshohet se për vite me radhë sollën vajza nga Shqipëria për t’i ‘martuar’ në këmbim të parave

news image

Një hetim disa mujor i Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore ka rezultuar me identifikimin e disa personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikim me njerëz”, të cilët u zbuluan me aplikimin e  masave të fshehta dhe ranë në prangat e Policisë gjatë një aksioni të zhvilluar gjatë ditës së djeshme, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se tre persona janë arrestuar gjatë këtij aksioni, dy prej të cilëve shtetas të Shqipërisë, të cilët sipas informacioneve të para po dyshohet se në këmbim të të hollave kanë marrë vajza nga Shqipëria, të cilët ia kanë sjellë në Kosovë gjoja se për t’i martuar.

Aksioni është zhvilluar nga disa njësi rajonale të Policisë, në koordinim me Prokurorinë, me ç’rast të dyshuarit janë kapur në flagrancë dhe bashkë me ta është hasur edhe viktima e këtij rasti.

Në kuadër të aksioni, burimet thonë se janë zhvilluar edhe bastisje, ku është bërë sekuestrimi i veturës së të dyshuarve dhe një shume të të hollave.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/