image Tre persona bëhen llom mes vete në Prishtinë, rrihen me kaçavida, 'dana' e sëpatë

Siguri

Tre persona bëhen llom mes vete në Prishtinë, rrihen me kaçavida, ‘dana’ e sëpatë

news image

Foto ilustruese


Mosmarrëveshjet e mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. E në shumë raste, përpos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur dje në rrugën ‘Alpet Shqiptare’ në Prishtinë, ku tre persona janë përfshirë në një rrahje brutale me njëri-tjetrin.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë me dije se të dyshuarit janë dërguar atje me lëndime të dukshme në duar e kokë.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore, gjendja shëndetësore e të dyshuarve është stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sinjali mëson se gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjetë të forta pune si kaçavida dhe danat, e po ashtu edhe një sëpatë e cila nuk është gjetur në vendin e ngjarjes.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë që monitorojnë atë zonë, me ç’rast të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/